Ankandi për pikturën më të veçantë të Hitlerit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73176-ankandi_për_pikturën_më_të_veçantë_të_hitlerit
Portreti që Adolf Hitleri i ka bërë të dashurës së tij në pikturë, këtë javë është vënë në ankand në Gjermani për shumën 60 mijë euro.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2018 03:36 Europe/Tirane
  • Ankandi për pikturën më të veçantë të Hitlerit

Portreti që Adolf Hitleri i ka bërë të dashurës së tij në pikturë, këtë javë është vënë në ankand në Gjermani për shumën 60 mijë euro.

Portreti i pikturuar nga Adolf Hitleri pritet të shitet javën e ardhshme, njofton agjencia Afkar News e lajmeve. Këtë portret Hitleri e ka pikturuar në kohën e luftës së parë botërore. Piktura do të vihet në ankand në qytetin Nuremberg të Gjermanisë. Vjetërsia e pikturës kap vitin 1916. Piktura shfaq pamjen e një vajze franceze me shami të kuqe dhe të bardhë që thuhet se është e dashura e Hitlerit. Në kohën e pikturimit të këtij portreti, Hitleri ishte 27 vjeç dhe në kohën kur ndodhej në luftë në veri të Francës është njohur me këtë vajzë. Përmasat e pikturës janë 19x25 inch dhe propozimi më i ulët për shitjen e tij është 60 mijë euro. Në ekspozitën Nuremberg do të paraqiten edhe 20 piktura të tjera të Hitlerit. Përpara luftës së parë botërore, Hitleri ka jetuar në Vjenë ku është munduar ta paraqesë veten si artist. Shumë nga veprat e Hitlerit janë në zotërim të Anglisë, Amerikës, Gjermanisë dhe Austrisë. Ushtria amerikane posedon 4 piktura të Hitlerit të cilat i kanë marrë ushtarët amerikanë gjatë luftës së dytë botërore.