Rusia: Sanksionet amerikane, grabitje e aseteve ndërkombëtare
Moska deklaroi se i konsideron sanksionet "e paligjshme" të SHBA kundër Rusisë si një formë e konkurrencës së padrejtë dhe se çdo përgjigje e duhur nga Kremlini do të ishte në përputhje me interesat e Rusisë.
"Sanksionet kundër Rusisë po bëhen një ide fikse. Ne ende i konsiderojmë këto sanksione të paligjshme ... dhe ne jemi të bindur se çdo ekonomist mund të shohë përpjekje të hapura për të nxjerrë kompanitë ruse jashtë tregjeve globale ", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Peskov më tej tha se të ashtuquajturat sanksione të ngritura nga Uashingtoni kundër Rusisë ishin "asgjë më shumë se një grabitje e aseteve ndërkombëtare". Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, sanksionet e reja synonin shtatë biznesmenë të afërt me presidentin rus Vladimir Putin, 12 nga kompanitë e tyre si dhe 17 zyrtarë të lartë qeveritarë për atë që ai e quajti një sërë "aktivitetesh malinje".