Vazhdojnë protestat kundër pjesëmarrjes së Britanisë në sulmin kundër Sirisë
Në shumë qytete të Evropës mes tyre në Londër janë organizuar protesta kundër pjesëmarrjes së Anglisë në sulmin kundër Sirisë.
Njëkohësisht me takimin e parlamentit anglez për analizimin e përfshirjes së Anglisë në sulmin e fundit raketor kundër Sirisë, përpara parlamentit janë organizuar protesta me thirrjet “ Mos bombardoni Sirinë”, “ Agresioni ushtarak nuk ul vuajtjet e kombit” dhe Theresa May të kesh turp. Mes tensioneve tejet të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, në Krime është mbajtur një protestë kundër sulmeve të fundit ajrore në Siri. Fotografive të Theresa May, Donald Trump dhe Emmanuel Macron u vu zjarr në sheshin kryesor të kryeqytetit të rajonit Simferopol, në gadishullin e aneksuar në vitin 2014. Ruslan Balbek, i cili përfaqëson rajonin në Parlamentin rus, tha se në këtë tubim morën pjesën të rinj nga Krimea. “Politika agresive e Perëndimit kundër kombit sirian, një shtet sovran, nuk është e pranueshme. Por për fat të keq, sot ligji ndërkombëtar është tërësisht i shqyer. Ai zëvendësohet nga dominimi i vetëm një mendimi, vullnetit të Perëndimit”, tha Balbek. Ndërkohë Eivaz Umerov, kreu i organizatës së Krimesë Tatar, tha se tre politikanët do të shkojnë në ferr për atë që bënë.