Donald Trump kritikon politikat monetare të Kinës dhe Rusisë
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar edhe një herë Kinën dhe Rusinë për politikat e tyre monetare.
Në një shkrim të tij në Twitter, Donald Trump ka thënë: Në kohën kur Amerika vazhdon me shtimin e nivelit të interesave, Kina vazhdon të ulë vlerën e monedhës kombëtare dhe kjo është e papranueshme. Marrëdhëniet ekonomike mes Kinës dhe Amerikës, janë sfiduar shumë muajt e fundit. Këto marrëdhënie janë përkeqësuar me nisjen e luftës tregtare të Trump kundër Pekinit. Qeveria kineze në kundërpërgjigje ndaj tarifave të reja doganore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosi tarifa doganore ndaj mallrave që ajo importon nga Amerika. Cui Tiankai ambasador I Kinës në Amerikë ka thënë se nëse Uashington shton akoma më shumë tarifat doganore për mallrat kineze, Kina do të përgjigjet me të njëjtën monedhë dhe do të japë përgjigjen e duhur. Marrëdhëniet ekonomikes mes Amerikës dhe Rusisë gjithashtu janë dëmtuar që në kohën e aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe pas vendosjes së sanksioneve nga ana e Amerikës.