Forcat detare turke largojnë flamurin grek nga ishulli në Egje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73262-forcat_detare_turke_largojnë_flamurin_grek_nga_ishulli_në_egje
Vijojnë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Forcat detare turke kanë hequr flamurin grek të vendosur në një ishull të vogël dhe të pabanueshëm të Egjeut, Mikros Anthropofagos.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2018 09:03 Europe/Tirane
  • Forcat detare turke largojnë flamurin grek nga ishulli në Egje

Vijojnë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Forcat detare turke kanë hequr flamurin grek të vendosur në një ishull të vogël dhe të pabanueshëm të Egjeut, Mikros Anthropofagos.

Veprimi i ndërmarrë në ishullin jashtë brigjeve të qytetit turistik turk Didim vjen si shenjë se ky ishull i takon Turqisë. Lajmi është raportuar në mediat greke, të cilat  i referohen një deklarate të kryeministrit turk Binali Yildirim i cili gjatë një aktiviteti në Stamboll tha: "Ne ishim të informuar për veprime të caktuara nga fqinjët tanë, Greqia, të cilat vazhdimisht po rrisin tensionet në Egje. Në mënyrë të veçantë shohim incidente të ngjashme me atë të Imias që kanë të bëjnë me sovranitetin e ishujve me status të papërcaktuar". Kryeministri turk e këshilloi Athinën zyrtare që të qëndrojë larg provokimeve.