Presion mbi Merkelin për reformimin e Eurozonës
(last modified Tue, 17 Apr 2018 11:51:03 GMT )
Prill 17, 2018 13:51 Europe/Tirane
  • Presion mbi Merkelin për reformimin e Eurozonës

Social-Demokratët në Gjermani u bënë presion konservatorëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, për të mbështetur propozimin për reformimin e Eurozonës, ashtu siç janë pajtuar me marrëveshjen për koalicion

.Konservatorët e Merkelit janë më të kufizuar për këto reforma, thuhet në disa dokumente të siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters, hap i cili do të zemërojë presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili viziton Berlinin këtë javë.“Evropa është duke pritur Gjermaninë për më shumë se një vit”, tha anëtari i SPD-së, Carsten Schneider. “Është koha që të përballemi me përgjegjësinë tonë”, tha ai për televizionin ARD.Ligjvënësit konservatorë pritet të diskutojnë për Eurozonën para se Macron të vizitojë Berlinin.Një draftë-rezolutë për ligjvënësit gjermanë, e hartuar nga anëtarët kryesorë të bllokut konservator të kancelares Merkel, refuzon planet e nxjerra nga ekzekutivi i Komisionit Europian për të përdorur një dispozitë ligjore specifike të BE-së për krijimin e një Fondi Monetar Evropian (EMF).

Tags