Rusia i cilëson oktapod mediat perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73322-rusia_i_cilëson_oktapod_mediat_perëndimore
Zëdhënësja e MPJ të Rusisë i ka cilësuar mediat perëndimore si oktapod.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Prill 18, 2018 09:08 Europe/Tirane
  • Rusia i cilëson oktapod mediat perëndimore

Zëdhënësja e MPJ të Rusisë i ka cilësuar mediat perëndimore si oktapod.

Maria Zakharova, zëdhënëse e MPJ të Rusisë në një konferencë për shtyp ka deklaruar se mjetet dhe rrjetet informative perëndimore, kanë vendosur mediat e botës nën kontrollin e tyre dhe fatkeqësisht burimi i parë i lajmeve për mediat kombëtare në vendet aziatike dhe afrikane, janë mediat perëndimore. Me fjalë të tjera, tha Zakharova, vala informative e perëndimit ka përpirë të gjitha mediat e botës. Mesa duke Zakharova ka reaguar ndaj lajmeve të publikuara nga mediat perëndimore mbi dy raste ku rasti i parë është helmimi i spiunit rus Sergei Skripal me gaz nervor në Angli ku pretendohet se përgjegjës është Rusia dhe rasti i dytë është përhapja e lajmit të kundërshtarëve të qeverisë legjitime të Sirisë, të cilët kanë pretenduar se qeveria siriane ka kryer sulm kimik në Duma të Sirisë.