Arrestohet një prej elementëve përgjegjës për ngjarjen e 11 shtatorit
(last modified Thu, 19 Apr 2018 07:02:12 GMT )
Prill 19, 2018 09:02 Europe/Tirane
  • Arrestohet një prej elementëve përgjegjës për ngjarjen e 11 shtatorit

Agjencia franceze e lajmeve ka pretenduar se në veri të Sirisë është arrestuar një shtetas siriano-gjerman i cili akuzohet për implikim në ngjarjen terroriste të 11 shtatorit.

Forcat kurde në veri të Sirisë kanë arrestuar Muhamed Hejdar Zemar, shtetas siriano-gjerman i cili akuzohet për projektimin e ngjarjes së 11 shtatorit të vitit 2001 në Amerikë. një komandant ushtarak i lartë i forcave kurde në kushte anonimiteti ka thënë: Zemar tashmë mbahet i arresutar nga forcat kurdë në veri të Sirisë dhe po merret në pyetje. Zemar, 57 vjeç, akuzohet se ka krijuar një rrjet në Hamburg dhe ka pajisur grupet për rrëmbimin e avionëve që kryen sulmin kamikaz në Amerikë, sulm për të cilin u bë përgjegjës grupi terrorist Al Kaida. Ai në dhjetor të vitit 2001 u arrestua në një operacion sigurie në Marok ku ishin të pranishëm edhe agjentë të CiA-s amerikane dhe pas 2 javës iu dorëzua autoriteteve siriane. Mediat e cilësojnë Zemarin, elementin nr.1 për ngjarjen e 11 shtatorit i cili besohet se ka trajnuar personat që kanë marrë peng avionët në aeroportet e Bin Ladenit në Afganistan.