Putin kërkon rifillimin e negociatave për krizën në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73424-putin_kërkon_rifillimin_e_negociatave_për_krizën_në_siri
Presidenti i Rusisë në një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë ka kërkuar rifillimin e negociatave rreth krizës së Sirisë dhe për ndihmën për të filluar bisedimet mes palëve siriane nën mbikëqyrjen e OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 19, 2018 09:56 Europe/Tirane
  • Putin kërkon rifillimin e negociatave për krizën në Siri

Presidenti i Rusisë në një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë ka kërkuar rifillimin e negociatave rreth krizës së Sirisë dhe për ndihmën për të filluar bisedimet mes palëve siriane nën mbikëqyrjen e OKB.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, i cili në një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz,ka biseduar në lidhje me sulmin raketor të Amerikës kundër Sirisë, ka theksuar edhe rëndësinë e ofrimit të ndihmave humanitare për popullin e Sirisë. Të dy palët në këtë bisedë telefonike kanë biseduar edhe në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes të dy vendeve dhe përgatitjen e kushteve për manifestimin e 50 vjetorit të fillimit të eksportit të ish-BRSS në Austri. Vlen të theksohet se raundi i fundit i negociatave mes palëve siriane nën mbikëqyrjen e OKB është zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar në Gjenevë.