Bombarduesit kinezë mbi Tajvan
Forcat ajrore të Kinës ka dërguar bombardues strategjikë dhe aeroplanë zbulimi në hapësirën ajrore të Tajvanit, ndërsa Kina ka kryer një stërvitje ushtarake masive përgjatë bregdetit të saj juglindor në një paralajmërim të dukshëm ndaj ishullit të Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara.
Në një deklaratë të enjten, Forca Ajrore Kineze njoftoi se një patrullë, përfshirë bombarduesit strategjikë H-6K, kishte fluturuar "kohët e fundit" rreth Tajvanit. Një kapiten i avionit H-6K, Zhai Peisong, tha: "Ne jemi të sigurt për të përballur çdo sfidë. Atdheu është në zemrat tona dhe ishulli me xhevahire është në gjirin e atdheut". Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit gjithashtu raportoi se shumë avionë të tillë kinezë ishin parë të mërkurën mbrëma duke fluturuar mbi ngushticën Miyako dhe pastaj në Paqësorin Perëndimor mbi hapësirën ajrore të ishullit. Ushtria kineze ka realizuar një manovër ushtarake me avionë, helikopterë e mjete tjera të rënda ushtarake, që po konsiderohet si “parada” më e madhe e marinës kineze në 600 vitet e fundit. Në paralajmërimin e tij më të fortë ndaj Tajvanit, presidenti i Kinës Xi Jinping tha në muajin mars se ishulli i vetëqeverisur do të përballet me "ndëshkimin e historisë" për çdo përpjekje për t'u ndarë nga atdheu.