Parlamenti i Evropës kërkon heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës
Parlamenti i Evropës të enjten ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të bllokadës ndaj Rripit të Gazës dhe hapjen e të gjitha korridoreve kufitare të këtij rajoni.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se deputetët e Parlamentit Evropian kanë lëshuar një deklaratë në të cilën kanë dënuar vrasjen dhe plagosjen e protestuesve palestinezë në Rripin e Gazës në tre javët e kaluara. Në vazhdim të kësaj deklarate të Parlamentit Evropian ka kërkuar nga regjimi sionist që të bëjë të gjitha përpjekjet për të mos përdorur pa nevojë forcat ushtarake kundër protestuesve të pa armatosur dhe të njohë zyrtarisht të drejtën themelore të palestinezëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Parlamenti Evropian në këtë deklaratë ka kërkuar heqjen e menjëhershme të bllokadës ndaj Rripit të Gazës.