Çmontohet me sukses bomba 500 kilogramëshe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73582-Çmontohet_me_sukses_bomba_500_kilogramëshe
Një bombë gjysmë tonëshe e mbetur nga lufta e Dytë Botërore është bërë shkak që të premten në Berlin të bëhen evakuime masive për të lejuar ekspertët të largojnë bombën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 21, 2018 07:01 Europe/Tirane
  • Çmontohet me sukses bomba 500 kilogramëshe

Një bombë gjysmë tonëshe e mbetur nga lufta e Dytë Botërore është bërë shkak që të premten në Berlin të bëhen evakuime masive për të lejuar ekspertët të largojnë bombën.

Evakuimet nisën rreth orës 09:00 dhe prekën një zonë deri në 800 metra nga vendi ku është zbuluar bomba. Zona përfshin Ministritë e Qeverisë, një spital dhe stacionin qendror hekurudhor të qytetit.  Mijëra bomba të pashpërthyera nga lufta e viteve 1939-1945 gjenden çdo vit në Gjermani. Policia thotë se nuk ka rrezik nga bomba, e cila u gjet në Heidestrasse të mërkurën e kaluar dhe është çmontuar me sukses nga specialistët e policisë gjermane. “Tegel”, i cili është aeroporti më i ngarkuar i Berlinit, u mbyll shkurtimisht në gushtin e shkuar pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.