OKB pohon paturpësinë e veprimeve të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73624-okb_pohon_paturpësinë_e_veprimeve_të_izraelit
Nikolai Mlladinov, koordinator i OKB për çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme, duke reaguar ndaj vrasjes së 15 të rinjve palestinezë në protestat e ditës së premte në Gaza ka thënë: Është paturpësi vrasja e fëmijëve palestinezë me armë zjarri nga ana e Izraelit.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Prill 21, 2018 15:00 Europe/Tirane
  • OKB pohon paturpësinë e veprimeve të Izraelit

Nikolai Mlladinov, koordinator i OKB për çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme, duke reaguar ndaj vrasjes së 15 të rinjve palestinezë në protestat e ditës së premte në Gaza ka thënë: Është paturpësi vrasja e fëmijëve palestinezë me armë zjarri nga ana e Izraelit.

Mlladinov në një intervistë të tij dhënë ditën e premte ka thënë se duhen kryer hetime mbi veprimet e regjimit sionist. Muhamed Ibrahim Ajub, i riu 15 vjeçar palestinez u martirizua pas një sulmi të forcave izraelite në rajonin Xhabalia në veri të rripit të Gazës. Në të premten e katërt të protestave për të drejtën e kthimit të palestinezëve, 4 palestinezë u martirizuan dhe 645 palestinezë të tjerë janë plagosur. Nga 30 marsi e deri më 20 prill. Më shumë se 40 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite gjatë protestave për të drejtën e kthimit të organizuara kryesisht në rripin e Gazës dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur. Në mesin e martirëve dhe të të plagosurve palestinezëve, vihen re shumë fëmijë. Krimet që regjimi sionist kryen ndaj palestinezëve janë aq të hapura saqë çdo personalitet, organ apo komitet ndërkombëtar nëse kryen një analizë të vogël arrin ta kuptojë nivelin e madh të krimeve të Izraelit dhe shumë prej tyre deri më sot kanë pohuar në raportet e veta mbi dhunën dhe krimet që Izraeli kryen ndaj palestinezëve. Që nga koha e pushtimit të Palestinës në vitin 1948, zakonisht fëmijët kanë qenë objektiv i krimeve të luftës dhe gjenocidit të Izraelit kundër palestinezëve me qëllim pushtimin e territorit të Palestinës. Sipas statistikave të publikuara, përgjatë dekadës së kaluar janë martirizuar 1 mijë e 500 palestinezë, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë janë mbajtur në burgjet e regjimit sionist. Regjimi sionist ndodhet në krye të atyre shteteve që shkel normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe ndjek penalisht dhe dënon fëmijët të cilët i ndëshkon me burgime afatgjatë. Veprimet e dhunshme ndaj palestinezëve dhe sidomos ndaj fëmijëve janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Nga ana tjetër OKB mban politika neutrale dhe jo aktive dhe kjo organizatë megjithëse ka pranuar krimet që regjimi sionist kryen kundër fëmijëve palestinezë, ajo e ndikuar nga presionet e perëndimit deri më tani nuk e ka futur regjimin sionist në krye të listës së shkelësve të të drejtave të njeriut apo ta ndëshkojë këtë regjim për këto shkelje. Në kushte të tilla regjimi sionist vazhdon krimet e tij kundër fëmijëve palestinezë dhe kjo gjendje është bërë shkak që bota të vazhdojë të jetë spektatore e krimeve të regjimit fëmijë-vrasës. Megjithëse deri më sot janë publikuar raporte të shumta mbi krimet e regjimit sionist, disa prej të cilave mbajnë edhe emrin e OKB, mirëpo bota për momentin është dëshmitare e faktit se askush dhe asnjë gjykatë nuk mund të dënojë Izraelin.