Bisedë telefonike e Makron me presidentin Sisi
Presidentët e Francës dhe Egjiptit kanë zhvilluar një bisedë telefonike kushtuar krizës në Siri.
Emanuel Makron dhe Abdul’fetah Sisim, përkatësisht president I Francës dhe president I Egjiptit, në këtë bisedë telefonike analizuan zhvillimet e fundit në Siri dhe sulmin e Amerikës, Anglisë dhe Francës kundër Sirisë, si dhe përpjekjet për vendosjen e paqes në këtë vend. Në këtë bisedë, presidenti francez Macron ka pretenduar se sulmi ushtarak i javës së kaluar kundër Siri ishte në kuadër të normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Ndër presidenti Sisi është shprehur i shqetësuar mbi mundësinë e shtimit të tensioneve ushtarake në Siri dhe ka thënë se kjo çështje do të ndërlikojë akoma më shumë situatën. Franca së bashku me Amerikën dhe Anglinë më 14 prill sulmuan Sirinë me raketa me pretekstin e përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane kundër qytetit Duma, akuza që janë hedhur poshtë nga Damasku zyrtar.