Shpresa për zhdukjen e mbetjeve plastike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73650-shpresa_për_zhdukjen_e_mbetjeve_plastike
Studiues amerikanë dhe britanikë zbuluan rastësisht një enzimë në gjendje të shkatërrojë plastikën, çka mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemit botëror lidhur me këtë lloj ndotjeje, sipas një studimi të publikuar sot.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 22, 2018 06:00 Europe/Tirane
  • Shpresa për zhdukjen e mbetjeve plastike

Studiues amerikanë dhe britanikë zbuluan rastësisht një enzimë në gjendje të shkatërrojë plastikën, çka mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemit botëror lidhur me këtë lloj ndotjeje, sipas një studimi të publikuar sot.

Më shumë se tetë milionë tonë plastikë derdhen në oqeanet e planetit çdo vit, duke rritur shqetësimet mbi helmimin që shkakton ky nënprodukt i naftës dhe mbi impaktin që ka në lidhje me shëndetin e gjeneratave të ardhshme si dhe të mjedisit.

Pavarësisht përpjekjeve për riciklim, shumica e këtyre plastikave mund të rezistojë për qindra vite.

Për këtë arsye shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’i eleminuar më mirë.

Shkencëtarët e universitetit britanik të Portsmuthit dhe të laboratorit kombëtar të energjive të rinovueshme të Ministrisë amerikane të Energjisë kanë përqëndruar përpjekjet e tyre mbi një bakterie të zbuluar në Japoni para disa vitesh, që quhet “Ideonella sakaiensis”.

Ajo ushqehet vetëm me një lloji plastiku, polietileni tereftalat (PET) që është pjesë përbërëse e shumë shisheve plastike.

Studiuesit japonezë mendojnë se kjo baktere është evoluar kohët e fundit në një qendër riciklimi, sepse plastika është shpikur vetëm në vitet 1940.

Objektivi i ekipit amerikano-britanik ishte që të kuptonte funksionimin e një prej enzimave të saj që quhet “PETase”, duke zbuluar strukturën e saj.

“Por, ata shkuan pak më larg duke krijuar aksidentalisht një enzimë që është edhe më efikase për të shpërbërë plastikën PET”, sipas përfundimeve të publikuara sot nga Akademia Amerikane e Shkencave.

ATSH-AFP