Gutters paralajmëron për një luftë të ftohtë
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka paralajmëruar se bota aktualisht po futet në një tjetër luftë të ftohtë.
Antonio Gutters, në një intervistë për kanalin SVT të Suedisë kat hënë: Lufta e ftohtë është kthyer përsëri mirëpo ashtu si në luftën e mëparshme Amerika dhe Rusia nuk kanë çdo gjë në dorë pasi vendet e rajoneve janë gjithashtu shumë aktivë. Antonio Gutters tha se në luftën e ftohtë të kaluar kanë ekzistuar mjete për dialog, kontroll dhe lidhje dhe situata nuk dilte jashtë kontrollit, mirëpo tani këto mjete nuk ekzistojnë. Marrëdhëniet mes Rusisë, Amerikës dhe disa vendeve perëndimore, janë tensionuar shumë për shkak të disa çështjeve si sulmi ndaj Sirisë, Ukrainës dhe dosja spiunit Sergei Skripal. Uashingtoni që prej vitit 2014 ka vendosur sanksione dhe ka ndërmarrë politika të ashpra ekonomike kundër Rusisë dhe në këtë rrugë është ndjekur nga Evropa ndërkohë që NATO dhe Amerika kanë vendosur pajisje të sofistikuara ushtarake në vendet e baltikut dhe Evropën Lindore në afërsi të kufirit me Rusinë. Nga ana e saj Moska ka paralajmëruar mbi veprimet tensionuese të Amerikës dhe aleatëve të saj.