Lavrov: Qëndrimi i presidentit francez ndaj Sirisë, kolonial
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73776-lavrov_qëndrimi_i_presidentit_francez_ndaj_sirisë_kolonial
Ministrat e jashtëm rusë dhe kinezë kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve në Pekin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 23, 2018 14:14 Europe/Tirane
  • Lavrov: Qëndrimi i presidentit francez ndaj Sirisë, kolonial

Ministrat e jashtëm rusë dhe kinezë kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve në Pekin.

Në këtë konferencë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dënoi politikat e Francës kundër Sirisë duke quajtur qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron mbi Sirinë si 'kolonial'. Sulmet raketore perëndimore në Siri, të nxitura nga sulmi i dyshuar me armë kimike në qytetin sirian Douma, ishin një "provokim" që erdhi vetëm në kohën kur do të fillonte procesi kushtetues sirian, tha Lavrov të hënën. Nga ana e tij, ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, tha Kina mbështet plotësisht përpjekjet e Rusisë për të realizuar procesin e zgjidhjes së krizës së Sirisë në kuadër të rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së . Ndër të tjera, dy ministrat theksuan se Rusia dhe Kina do të pengojnë çdo përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të sabotuar marrëveshjen bërthamore të Iranit. “Kemi një qëndrim të përbashkët. Ky dokument është miratuar nga organi më i lartë përgjegjës për ruajtjen e sigurisë globale, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rishikimi i të tilla marrëveshjeve është i papranueshëm. Është një përpjekje për të rishikuar një prej arritjeve më të mëdha të diplomacisë ndërkombëtare të kohëve të fundit. Ne do të pengojmë përpjekjet për të sabotuar këtë marrëveshje,” u shpreh Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në takimin me homologun e tij kinez Wang Yi në Pekin.