Erdogan: Aktualisht po luhet një skenar shumë i çuditshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73820-erdogan_aktualisht_po_luhet_një_skenar_shumë_i_çuditshëm
Presidenti i Turqisë, duke folur në mënyrë implicite ndaj koalicionit të disa partive opozitare dhe emërimit të kandidatëve dhe probabilitetin e kandidaturës së Abdullah Gul për zgjedhjet presidenciale, tha se aktualisht ka skenarë shumë të çuditshëm që do të shpalosen gjatë ditëve të ardhshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2018 08:21 Europe/Tirane
  • Erdogan: Aktualisht po luhet një skenar shumë i çuditshëm

Presidenti i Turqisë, duke folur në mënyrë implicite ndaj koalicionit të disa partive opozitare dhe emërimit të kandidatëve dhe probabilitetin e kandidaturës së Abdullah Gul për zgjedhjet presidenciale, tha se aktualisht ka skenarë shumë të çuditshëm që do të shpalosen gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Anatoli, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke kritikuar Partinë Republikane që është opozitë në Turqi, ka thënë: " Ju keni ikur sa herë që jeni përballur me ndonjë kërcënim. Asnjëherë nuk keni qenë kampionë të tillë për të qëndruar përballë avionëve F-16 dhe as nga ata që ngrihen kundër tankeve. Erdogan duke iu drejtuar kreut të opozitës turke Kemal Kilichdarogllu, ka thënë: "Ti nuk mund kurrë të udhëheqësh vendin me lëvizje të tilla". Shumë ligjvënës opozitarë turq ndërruan parti të dielën në një demonstrim solidariteti ndërsa rivalët e presidentit Erdogan përpiqen ta sfidojnë atë në zgjedhjet e parakohshme të shpallura prej tij me qëllim që të forcojë pushtetin. Zyrtarë nga partia republikane e popullit, CHP, thanë se 15 deputetë të saj do t’i bashkohen partisë së qendrës Iyi. CHP, që është edhe partia më e madhe e opozitës, thotë se vendimi, është brenda kornizave demokratike. Zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 24 qershor, e gjetën Turqinë të papërgatitur dhe opozita po përballet me vështirësi në paraqitjen e kandidatëve dhe platformave elektorale.