Mogherini thekson rolin e popullit sirian në arritjen e paqes
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73858-mogherini_thekson_rolin_e_popullit_sirian_në_arritjen_e_paqes
Shefja e diplomacisë evropiane në një konferencë për shtyp me të dërguarin special të OKB për çështjen e Sirisë deklaroi; Siria i takon popullit sirian dhe është ky popull ai që do të marrë vendim për të ardhmen e vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 24, 2018 21:29 Europe/Tirane
  • Mogherini thekson rolin e popullit sirian në arritjen e paqes

Shefja e diplomacisë evropiane në një konferencë për shtyp me të dërguarin special të OKB për çështjen e Sirisë deklaroi; Siria i takon popullit sirian dhe është ky popull ai që do të marrë vendim për të ardhmen e vendit.

Ditën e martë, Federika Mogherini në një konferencë të përbashkët shtypi me të dërguarin special të OKB për çështjen e Sirisë, pas një takimi që patën në Bruksel tha se ky takim tregon seriozitetin e përbashkët të BE dhe OKB për zgjidhjen politike, diplomatike dhe me anë të bisedimeve të krizës në Siri si dhe duke respektuar vullnetin e kombit sirian. Siria nuk është një fushë lojë politike por ajo i takon kombit sirian dhe është ky popull që do të marrë vendim për të ardhmen e vendit. Mogherini theksoi rëndësinë e çështjeve si ndihmat humanitare dhe mbështetja për femrat dhe pakicat kombëtare në Siri dhe tha: Roli i këtyre njerëzve në ndërtimin e së ardhmes së Sirisë është i rëndësishëm. Nga ana e tij Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB mirëpriti negociatat mes palëve kundërshtare me një votë të ndryshme në Siri dhe pasi paralajmëroi mbi mundësinë e një krize në Idlib tha: Paqja mund të arrihet vetëm nëpërmjet rrugëve dhe mjeteve politike. Nga OKB dhe BE nuk mund të pritet asgjë në kohën kur lojtarët e mëdhenj nuk kryejnë përgjegjësitë e tyre, tha ndër të tjera i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë.