Kremlini: Nuk ka alternativë ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73910-kremlini_nuk_ka_alternativë_ndaj_marrëveshjes_bërthamore_të_iranit
Kremlini ka treguar peshën e tij pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, duke thënë se nuk ka alternativë ndaj marrëveshjes mes kërcënimeve të SHBA për të t'u tërhequr nga ky dokument ndërkombëtar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2018 09:08 Europe/Tirane
  • Kremlini: Nuk ka alternativë ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit

Kremlini ka treguar peshën e tij pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, duke thënë se nuk ka alternativë ndaj marrëveshjes mes kërcënimeve të SHBA për të t'u tërhequr nga ky dokument ndërkombëtar.

"Ne nuk e dimë se për çka po flitet, ne mbështesim marrëveshjen bërthamore siç është sot. Ne mendojmë se nuk ka alternativa", tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai gjithashtu theksoi se Moska mbështet mbajtjen e paktit bërthamor, zyrtarisht i quajtur Plani i Përbashkët i Veprimit. Peskov më tej pyet nëse do të ishte e mundur të arrihet një marrëveshje të re mes presionit nga Presidenti i SHBA Donald Trump për të rinegociuar marrëveshjen ose për t'u përballur me një dalje të SHBA nga marrëveshja. "Ne e dimë se marrëveshja bërthamore ishte punë e përpiktë e një numri vendesh. A është e mundur ta përsërisim atë punë - kjo është një pikëpyetje", tha ai.