Putin: Disa shtete janë bërë vegla në duart e terroristëve
Presidenti rus Vladimir Putin theksoi se disa vende janë bërë vegla në duart e terroristëve dhe rrezikojnë sigurinë rajonale duke anashkaluar të drejtën ndërkombëtare dhe duke u mbështetur në forcën ushtarake.
Putin e bëri këtë deklaratë të mërkurën në një mesazh drejtuar pjesëmarrësve në një konferencë sigurie në qytetin turistik të Soçit. Ai theksoi se politika e unilateralizmit e praktikuar nga disa shtete pengon përpjekjet për të garantuar sigurinë rajonale dhe globale. "Disa anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare janë duke u përpjekur të injorojnë normat dhe parimet e përgjithshme të njohura të së drejtës ndërkombëtare dhe të përdorin forcën ushtarake duke anashkaluar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe refuzojnë të mbajnë bisedime si një mjet kryesor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, " theksoi Putin. "Kjo, nga ana e saj, krijon paqëndrueshmëri politike dhe sociale dhe luan në duart e terrorizmit, ekstremizmit dhe krimit ndërkombëtar, duke çuar në përshkallëzimin e konflikteve dhe krizave lokale," shtoi presidenti rus.