Putin: Perëndimi është bashkuar me terroristët
Ditën e mërkurë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një mesazh për takimin ndërkombëtar të përfaqësuesve të sigurisë në Soçi të Rusisë, përmendi akuzat e fundit të Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Sirisë dhe tha se disa vende duke u mbështetur tek forca dhe dhuna synojnë të garantojnë interesat e terroristëve dhe në këtë mes nuk marrin parasysh KS të OKB.
Siç theksoi presidenti Putin, këto vende synojnë të anashkalojnë KS të OKB për të përdorur forcën kundër krizave që njihen zyrtarisht. Presidenti i Rusisë ritheksoi mbështetjen e perëndimit për terroristët për shkak të pasojave që kanë lënë veprimet e mëdha perëndimore mes tyre Amerika dhe aleatëve të saj evropianë në Lindjen e Mesme dhe sidomos në Siri. Këto vende mbështetjen e tyre e japin duke anashkaluar ligjet dhe normat ndërkombëtare, duke ndërmarrë veprime të njëanshme dhe pa lejen e KS të OKB. Në realitet Amerika dhe partnerët e saj evropianë kanë hequr dorë nga opsioni i dialogut dhe bashkëbisedimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe janë përqendruar në përdorimin e forcës në formë të njëanshme me qëllimin e vetëm që rajoni të destabilizohet dhe trazohet. Siç theksoi presidenti Putin, këto kushte janë vetëm në interes të terroristëve, radikalëve dhe kriminelëve ndërkombëtarë që në fund të fundit shton akoma më shumë krizat dhe konfliktet. Zhvillimet që nisën me lëvizjet popullore në vendet e arabe që nga janari i vitit 2011 e deri më tani, në disa vende kanë krijuar kushtet për shfaqjen dhe përhapjen e radikalizmit dhe terrorizmit. Kjo vihet re më shumë në Siri, vend që është kthyer në një fushë për realizimin e ideve radikale të grupeve terroriste si ISIS dhe fronti Nusra. Megjithatë perëndimorë dhe partnerët e tyre arabë për të realizuar interesat dhe qëllimet e tyre, në vend që të përballen me terrorizmin takfirsit kanë dhënë mbështetje për këto grupe dhe dhjetëra grupe terroriste të tjera. Si rezultat këto grupe pasi plotësuan numrin e nevojshëm të forcave të tyre, kryen akte terroriste akte që më herët nuk mund të imagjinoheshin. Mirëpo sot me disfatën e njëpasnjëshme të terroristëve në Siri, Amerika dhe aleatët e saj me çdo lloj preteksti po mundohen që të sulmojnë Sirinë dhe të mbështesin terroristët nga të gjitha anët. Perëndimi me veprimet e njëanshme të tij është bërë shkak për zhvillimin dhe vazhdimin e terrorizmit takfirist. Nga pikëpamja e presidentit putin deri në atë kohë kur vendet e tjera interesat e tyre t’i lidhur me grupet radikale dhe terroriste takfiriste, zhdukja apo parandalimi i përhapjes së terrorizmit në vende të tjera të botës është e pamundur.