Putin e siguron Netanjahun
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74040-putin_e_siguron_netanjahun
Ndërsa ministri i luftës i regjimit sionist vazhdon të kërcënojë Iranin duke thënë se Tel Avivi do të bombardojë Teheranin, Vladimir Putin i dërgoi mesazh Benjamin Netanjahut dhe i kërkoi atij të përmbahet nga tensioni me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 27, 2018 09:26 Europe/Tirane
  • Putin e siguron Netanjahun

Ndërsa ministri i luftës i regjimit sionist vazhdon të kërcënojë Iranin duke thënë se Tel Avivi do të bombardojë Teheranin, Vladimir Putin i dërgoi mesazh Benjamin Netanjahut dhe i kërkoi atij të përmbahet nga tensioni me Iranin.

Putin theksoi se politika e Rusisë në Siri është në përputhje me interesat e Izraelit në rajon. Ky mesazh i presidentit rus Vladimir Putin është dërguar këtë herë nëpërmjet rabinit, Beryl Lazar, kreut të institucioneve fetare hebraike në Rusi, i cili qëndron afër Putinit dhe kohët e fundit ka zhvilluar një vizitë në territoret e pushtuara. Ky rabin ka thënë se Putin e kupton të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe i konsideron interesat e Izraelit në politikën e tij në Siri. Lazar shtoi: "Izraeli ka kryer sulme në Siri në koordinim me Rusinë". "Isha në një takim në të cilin Putin foli për Sirinë," i tha ai gazetës izraelite Maariv për dërgimin e sistemeve S-300 nga Rusia në Siri dhe se është në favor të Izraelit që Asad të qëndrojë në pushtet. Megjithë kompleksiteti i situatës për Izraelin, prania e Asadit në pushtet në Damask është më e mirë për Tel Avivin se sa ISIS. Këto sisteme raketash nuk janë kundër Izraelit, por kundër sulmeve amerikane dhe perëndimore që kërcënojnë Sirinë. Rabini shton se Izraeli nuk është gjithashtu i shqetësuar me Iranin. Udhëheqja iraniane ka disa interesa në Lindjen e Mesme,  që janë më të rëndësishme se sulmet ndaj Izraelit. Lindja e Mesme duket si një kazan. Shikoni marrëdhëniet e Arabisë Saudite dhe Katarit. Çështja është se kush do të sundojë në Lindjen e Mesme.