Pompeo kërkon çarmatosjen e plotë të Koresë së Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74194-pompeo_kërkon_çarmatosjen_e_plotë_të_koresë_së_veriut
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka kërkuar çarmatosjen e plotë të Koresë së Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2018 04:40 Europe/Tirane
  • Pompeo kërkon çarmatosjen e plotë të Koresë së Veriut

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka kërkuar çarmatosjen e plotë të Koresë së Veriut.

Lidhur me takimin e tij me Kim Jung Un, sekretari amerikan i shtetit ka thënë se është munduar të caktojë një rrugë për çarmatosjen bërthamore. Ndërkohë Vendndodhja e testimit bërthamor të Koresë së Veriut do të mbyllet në maj, tha zyra e presidentit të Koresë së Jugut. Një zëdhënës tha se mbyllja e bazës së Punggye-ri do të bëhej nga ekspertë të huaj, ndërsa Koreja e Jugut dhe SHBA do të ftoheshin për të parë nga afër procesin. Të premten, kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ranë dakord të punonin për të shpërbërë armët bërthamore në Gadishullin Korean. Samiti i tyre erdhi pas muajsh retorikë luftarake nga veriu. Të shtunën, presidenti amerikan Donald Trump u tha se do të mbante bisedime me udhëheqjen e Koresë së Veriut "gjatë tre ose katër javëve të ardhshme" rreth denuclearizimit të gadishullit.