Vizita e Pompeo në Arabinë Saudite, kujtim i vizitës së Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74280-vizita_e_pompeo_në_arabinë_saudite_kujtim_i_vizitës_së_trump
Mike Pompeo, si sekretar amerikan i shtetit ka shkuar në Arabinë Saudite për tu takuar me autoritetet e këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2018 06:14 Europe/Tirane
  • Vizita e Pompeo në Arabinë Saudite, kujtim i vizitës së Trump

Mike Pompeo, si sekretar amerikan i shtetit ka shkuar në Arabinë Saudite për tu takuar me autoritetet e këtij vendi.

Më herët Pompeo kishte shkuar në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. vizita e parë e sekretarit amerikan të shtetit në Riad është konfirmim I vizitës së vitit të kaluar të Donald Trump në Arabinë Saudite. Këto dy vizita tregojnë se Arabia Saudite zë një vend të veçantë në politikat e jashtme të qeverisë së Donald Trump sidomos për rajonin e Lindjes së Mesme. Veprimtaria e Trump kundrejt Arabisë Saudite përgjatë vitit të kaluar tregon se Riadi ka rëndësi për presidentin afarist amerikan vetëm për shkak të burimeve të mëdha financiare të sauditëve. Duke pasur parasysh këto burime, presidenti amerikan si vendin e parë për vizitë jashtë shtetit zgjodhi Arabinë Saudite dhe në atë kohë princi saudit Bin Selman kishte premtuar nënshkrimin e kontratave të mëdha me Amerikën. Në atë vizitë u nënshkruan kontrata e vlerë 450 miliard dollarë prej të cilave 110 miliard dollarë ishin për armatimet. Donald Trump i kënaqur nga nënshkrimi i këtyre kontratave, bëri vallen e shpatave me princat sauditë. Donald Trump pas kthimit të tij nga Arabia Saudite, rezultatin e kësaj vizite e përshkroi me tre fjalë, “punë, punë, punë”. Pothuajse një vit nga vizita shumë e diskutuar e Trump në Arabinë Saudite, Mike Pompeo në cilësinë e sekretarit të ri të shtetit në Amerikë, ka vizituar këtë vend që të inkurajojë sauditët të paguajnë shpenzimet e pranisë ushtarake të Amerikës në Azinë Perëndimore. Disa ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump në takimin që ai pati me Emanuel Makron president i Francës, haptazi është shprehur se vendet e pasura të rajonit në Azinë Perëndimore duhet të paguajnë shpenzimet e veprimeve ushtarake amerikane në Siri. Ai gjithashtu në këtë deklaratë ofenduese dhe kërcënuese tha se në vende e rajonit gjenden qeveri të cilat pa praninë dhe pa ndihmën e amerikanëve nuk mund të qëndrojnë në pushtet edhe për një javë. Mediat duke analizuar deklaratën e Trump kanë thënë se presidenti amerikan me këto fjalë u është drejtuar qeverive të Arabisë Saudite, Emirateve, Bahrejnit dhe Katarit të cilët janë vendet më të pasura arabe të rajonit. Atek Xharalllah, ekspert i çështjeve politike në botën arabe thotë: Arabia Saudite për të parandaluar influencën e Iranit në rajon mund të paguajë një pjesë të madhe të shpenzimeve ushtarake amerikane, mirëpo kërcënimet e qeverisë amerikane nuk përfundojnë pasi ajo përsëri do të përdorë kartën e Iranit. Vetëm disa ditë pas këtyre deklaratave që në një formë përcaktojnë strategjinë e Amerikës në perëndim të Azisë, Mike Pompeo takohet me mbretin, princin dhe ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite. Mesa duke amerikanët në këto takime do të paraqesin faturën e politikave të tyre agresive kundër Iranit dhe Sirisë për të marrë çekun e shpenzimeve nga sauditët. Përveç kësaj sekretari amerikan i shtetit do të koordinohet më palën saudite për të marrë prej saj konfirmimin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e Pushtuar. Në këtë mes sekretari amerikan i shtetit do të marrë si shembull veprimin e vitit të kaluar të presidentit Donald Trump dhe pas Riadit menjëherë do të vizitojë Tel Avivin, gjë e cila tregon lidhjen Riad-Tel Aviv.