Ku ndodhet mjeku që zbuloi vendin ku fshihej Bin Laden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74292-ku_ndodhet_mjeku_që_zbuloi_vendin_ku_fshihej_bin_laden
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se mjeku pakistanez i burgosur i cili e ndihmoi CIA-në për të zbuluar vendin ku fshihej ish-lideri i organizatës terroriste Al Kaida, është transferuar në një vend të panjohur në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 30, 2018 11:37 Europe/Tirane
  • Ku ndodhet mjeku që zbuloi vendin ku fshihej Bin Laden

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se mjeku pakistanez i burgosur i cili e ndihmoi CIA-në për të zbuluar vendin ku fshihej ish-lideri i organizatës terroriste Al Kaida, është transferuar në një vend të panjohur në këtë vend.

Avokati i Shakil Aferidi, mjekut pakistanez i cili zbuloi vendin ku fshihej Bin Laden, të dielën ka deklaruar se autoritetet e burgut në Pakistan klientin e tij për të cilin thuhet se ka bashkëpunuar me CIA-n për të zbuluar vendin ku fshihej Bina Laden, e kanë transferuar në një vend të panjohur. Sipas avokatit të Shekil Aferidit, ky veprim mund të jetë një hap pozitiv drejt lirimit të tij. Burgosja e mjekut Aferidi për një kohë të gjatë ka shkaktuar tensione mes autoriteteve të Islamabadit dhe Uashingtonit. Amerika gjithashtu duke akuzuar Islamabadin se po strehon militantët e grupit Taliban në Pakistan, ka ndërprerë ndihmat ushtarake për këtë vend. Një autoritet unanim i burgut në qytetin Pishavor të Pakistanit ka thënë për Reuters se mjeku Aferidi është transferuar në burgun Edjale ose në burgun qendror Raolpandi në afërsi të kryeqytetit të këtij vendi. Ky person ka deklaruar se akoma nuk dihet shkaku i këtij transferimi, por me siguri se ka ndodhur për shkaqe të sigurisë. Mjeku pakistanez Shekil Aferid, pasi realizoi një projekt për vaksinimin e popullatës për Hepatit C me qëllim të marrjes së mostrave gjenetike në qytetin Abut Abad të Pakistanit, në të cilin thuhej se ndodhet Osama bin Laden, kreu i Al Kaidas së bashku me familjen e tij dhe disa mendojnë se ai ishte nën mbështetjen e oficerëve të lartë ushtarakë pakistanezë, akuzohet për tradhti nga shteti i Pakistanit. Amerika Bin Ladenin e konsideron përgjegjës për kryerjen e sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë. Pas zbulimit të vendit ku fshihej Osama bin Laden, Pakistani ka arrestuar mjekun Shekil Aferid me akuzë të shkeljes së sovranitetin të këtij vendi dhe me akuzë se ka ndihmuar terroristët. Sipas avokatit të Sehkil Aferidi, ai është dënuar me 23 vite burg me akuzë se ka ndihmuar terroristët. Avokati i mjekut Shekil Aferidi ka thënë se në kuadër të planit për amnisti, dënimi i tij është reduktuar në 7 vjet. Aferidi aktualisht ka kryer këtë masë të burgimit. Për këtë arsye avokati i tij mendon se ai së shpejti do të lirohet.