Turqia faktor kyç për NATO-në!
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s e përshkruar Turqinë si faktor kyq për NATO-në. Gazeta e Turqisë "Hurriet" në një raport të saj ka shkruar se Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjatë një prononcimi për gazetarët e mediave të Turqisë në Bruksel, ka thënë se Turqia është aleati i çmuar për NATO.
Marrëdhëniet e Turqisë dhe NATO-s janë ftohur gjatë viteve të fundit sidomos pas grusht shtetit të pasuksesshëm të qershorit të vitit 2016 dhe qëndrimeve kontradiktore të vendeve anëtare të NATO-s në lidhje me këtë ngjarje. Stoltenberg e ka përshkruar grusht shtetin e vitit 2016 si një sulm i egër dhe ka kërkuar nga Turqia që të paralelizojë operacionet e Turqisë në veri të Sirisë të cilat i ka filluar që nga 20 janari i vitit 2018 në emër të operacioneve "Dega e Ullirit". Kjo është në kohën kur para kësaj autoritetet e Turqisë i kanë paralajmëruar disa vende anëtare të NATO-së për trajnimin e forcave të grupit YPD në veri të Sirisë dhe ndërtimin e bazave ushtarake në këtë vend dhe i kanë quajtur këto veprime të papranueshme për Ankaranë.