Dorëhiqet ministrja e Brendshme britanike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74310-dorëhiqet_ministrja_e_brendshme_britanike
Ministrja e Brendshme e Britanisë, Amber Rudd ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi Qeveria e kryeministres, Theresa May është kritikuar ashpër për trajtimin e disa banorëve me prejardhje nga Karaibet, të cilët ishin shënjestruar gabimisht si imigrantë të paligjshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2018 09:33 Europe/Tirane
  • Dorëhiqet ministrja e Brendshme britanike

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Amber Rudd ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi Qeveria e kryeministres, Theresa May është kritikuar ashpër për trajtimin e disa banorëve me prejardhje nga Karaibet, të cilët ishin shënjestruar gabimisht si imigrantë të paligjshëm.

Dorëheqja e njërës prej aleateve kryesore të May, përbën shqetësim për këtë të fundit, derisa ajo hyn në vitin e fundit të negociatave për Brexit. Në letrën e dorëheqjes, Rudd ka thënë se ajo ka mashtruar pa qëllim një komitet parlamentar javën e kaluar, duke mohuar se Qeveria ka caktuar objektiva për dëbimin e migrantëve ilegalë. May ndërkohë ka pranuar dorëheqjen e saj.