Erdogan arsyetohet për zgjedhjet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74320-erdogan_arsyetohet_për_zgjedhjet
Turqia është në një "pikë kthese" me miratimin e një sistemi ekzekutiv presidencial, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan më 29 prill. "Ky moment i rëndësishëm do të jetë një pikë për përparimin e Turqisë", tha Erdogan në një fjalim para anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2018 09:51 Europe/Tirane
  • Erdogan arsyetohet për zgjedhjet

Turqia është në një "pikë kthese" me miratimin e një sistemi ekzekutiv presidencial, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan më 29 prill. "Ky moment i rëndësishëm do të jetë një pikë për përparimin e Turqisë", tha Erdogan në një fjalim para anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Në të njëjtin fjalim ai vlerësoi operacionet "e përcaktuara" të ushtrisë turke në ofensivën e vazhdueshme në rrethin veriperëndimor sirian Afrin dhe në disa pjesë të Irakut verior. "Ne po vazhdojmë luftën tonë në Gabar, Cudi, Tendurek, Qandil dhe Bestler Creek [në veri të Irakut]. Aktualisht, numri i terroristëve të neutralizuar në Afrin [Sirinë veriperëndimore] ka arritur 4.500, ndërsa mbi 140 terroristë janë neutralizuar në Irakun verior", tha Erdogan.