SHBA dërgon raketa anti-tank në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74346-shba_dërgon_raketa_anti_tank_në_ukrainë
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se kanë dërguar sisteme të mbrojtjes anti-tank në Ukrainë, një lëvizje kjo që është mirëpritur nga Kievi, por që ka ngjallur zemërim në Moskë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 30, 2018 19:18 Europe/Tirane
  • SHBA dërgon raketa anti-tank në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se kanë dërguar sisteme të mbrojtjes anti-tank në Ukrainë, një lëvizje kjo që është mirëpritur nga Kievi, por që ka ngjallur zemërim në Moskë.

“Ato tashmë janë dërguar”, tha për mediat një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, , lidhur me dërgimin e sistemeve amerikane Javelins në Ukrainë. Kjo dërgesë duket se e thellon përfshirjen e SHBA-së në konfliktin në Ukrainë. Pas disa muajsh të mbushura me debate në Uashington, dhe siç thuhet hezitimit të presidentit amerikan, Donald Trump, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka miratuar shitjen e sistemeve Javelin në muajin dhjetor. Ky njoftim ka nxitur një reagim të ashpër nga Moska, ku zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Riabkov ka akuzuar SHBA-në se “po nxit luftë”.