Rëndësia e anëtarësimit të Turqisë në NATO
(last modified Tue, 01 May 2018 07:07:16 GMT )
May 01, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Rëndësia e anëtarësimit të Turqisë në NATO

Jens Stolenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Turqinë e ka cilësuar një anëtar kyç të kësaj aleance.

Në një intervistë për gazetarët në Bruksel, sekretari I përgjithshëm i NATO-s ka thënë:  Turqia është një anëtar i vlefshëm i NATO-s. NATO për tre dekada me radhë që nga koha e rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, gjithmonë ka luajtur rolin e krahut ushtarak të Amerikës në rajone strategjike të botës. Gjatë mosmarrëveshjeve mes Turqisë dhe Amerikës mbi çështjen e Sirisë, NATO ka mbështetur Amerikën dhe disa nga qeveritë perëndimore, anëtare aktive të NATO-s kanë dërguar ndihma financiare dhe me armatime për kurdët në veri të Sirisë. Në këtë mënyrë Turqia megjithëse është një anëtar aktiv dhe me potencial në NATO, ajo është lënë disi mënjanë, pasi ajo nuk është përfillur edhe pas kundërshtimeve të shumta mbi dërgimin e ndihmave ndaj kurdëve. Kohët e fundit autoritet e Turqisë kanë paralajmëruar disa vende anëtare të NATO-s dhe në veçanti qeverinë amerikane dhe franceze mbi trajnimin e forcave mbrojtëse popullore kurde YPD në veri të Sirisë dhe për ndërtimin e bazave në këtë vend, gjë e cila është e papranueshme për qeverinë e Ankarasë. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe NATO-s sidomos pas grushtit të shtetit të vitit 2016 në Turqi dhe pas qëndrimeve kontradiktore të disa vendeve anëtare të kësaj aleance kundër partisë turke në pushtet, janë lëkundur dukshëm. Mirëpo vlerësimi që Jens Stolenberg i ka bërë Turqisë si anëtare  e NATO-s, ishte një lloj kërkimi falje prej tij nga Turqia. Në ditët e fundit të manovrave ushtarake të NATO-s në Norvegji, të njohura me emrin Trident Javelin, pamja e Mustafa Qemal Pasha, ishte vendosur në tablotë e qitjeve gjatë stërvitjeve ushtarake. Përveç kësaj një oficer me origjinë turke në ushtrinë e Norvegjisë duke krijuar një llogari false me emrin e presidentit turk, në rrjetin social të brendshëm të NATO-s ka bërë deklarata nxitëse kundër aleancës duke, të cilat u dukën sikur ishin të presidentit të Turqisë. Ministria e jashtme e Turqisë me nxjerrjen enjë deklarate ka kundërshtuar sjelljen e dy punonjësve të NATO-s gjatë manovrave ushtarake, të cilët kanë kryer veprime të padëshirueshme kundër themeluesit të Turqisë së re dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan. Në deklaratën e ministrisë së jashtme të Turqisë thuhet: Ky veprim është i papranueshëm dhe imoral dhe procesi gjyqësor kundër këtyre dy personave do të ndiqet me seriozitet. Duhet thënë se propaganda kundër Turqisë në NATO është tepër e madhe. Me pretekste të ndryshme, politikat e Ankarasë në sektorin vendas, rajonal dhe botëror, monitorohen vazhdimisht nga perëndimit. Në të tilla kushte nuk mund të thuhet se Turqia është një anëtar kyç i NATO-s.

 


 

Tags