Putin i drejtohet Netanjahut: Marrëveshja bërthamore duhet ruajtur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74372-putin_i_drejtohet_netanjahut_marrëveshja_bërthamore_duhet_ruajtur
Sipas një njoftimi të Kremlinit, presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e regjimit sionist Beniamin Netanjahu me të cilin diskutoi mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2018 04:37 Europe/Tirane
  • Putin i drejtohet Netanjahut: Marrëveshja bërthamore duhet ruajtur

Sipas një njoftimi të Kremlinit, presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e regjimit sionist Beniamin Netanjahu me të cilin diskutoi mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe grupit 5+1.

Në këtë bisedë telefonike presidenti Vladimir Putin theksoi se marrëveshja bërthamore duhet ruajtur dhe shtoi se kjo është një marrëveshje ndërkombëtare për ruajtjen e stabilitetit në botë. Biseda telefonike e presidentit Putin me kryeministrin e regjimit sionist u bë menjëherë pas teatrit propagandistik të ri të Netanjahut kundër Iranit. Mbrëmjen e së hënës, Beniam Netanjahu bëri një shfaqje të re propaganduese kundër Iranit duke paraqitur disa foto, dokumente dhe CD dhe ka pretenduar se Irani ka program të fshehtë për prodhimin e bombës atomike. Të tilla pretendime të Netanjahut ngjasojnë me pretendimet e mëparshme të amerikanëve në të ashtuquajturën dosje PMD e cila është mbyllur me arritjen e marrëveshjes bërthamore. Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane ditën e hënë duke reaguar ndaj teatrit të Netanjahut kat hënë se ANEA në 10 raporte të saj ka konfirmuar se Irani ka zbatuar angazhimet e tij dhe shtoi se Netanjahu nuk ka publikuar asnjë fakt të dokumentuar për të vërtetur se Irani ka shkelur marrëveshjen bërthamore. Donald Trump vazhdon të kundërshtojë marrëveshjen bërthamore dhe programin e saj të zbatimit duke e quajtur atë një marrëveshje të tmerrshme dhe kërkon anulimin e saj.