Trump i frikësuar nga vendosmëria e BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74408-trump_i_frikësuar_nga_vendosmëria_e_be
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të vendosë pas 30 ditësh nëse Shtetet e Bashkuara do të tarifojnë importet e çelikut dhe aluminit. Bashkimi Europian, Kanadaja dhe Meksika kanë kohë deri më 1 qershor për të negociuar lidhur me këtë çështje, ndërkohë Argjentina, Brazili e Australia kanë arritur parimisht marrëveshjen për përjashtim të përhershëm nga plani tarifor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2018 08:57 Europe/Tirane
  • Trump i frikësuar nga vendosmëria e BE

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të vendosë pas 30 ditësh nëse Shtetet e Bashkuara do të tarifojnë importet e çelikut dhe aluminit. Bashkimi Europian, Kanadaja dhe Meksika kanë kohë deri më 1 qershor për të negociuar lidhur me këtë çështje, ndërkohë Argjentina, Brazili e Australia kanë arritur parimisht marrëveshjen për përjashtim të përhershëm nga plani tarifor.

Një marrëveshje në parim për përjashtim të përhershëm nga tarifat është arritur edhe me Argjentinën, Brazilin dhe Australinë, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë. “Administrata është përqëndruar në vendosjen e kuotave që do të frenojnë importet, do të parandalojnë transferimet dhe do të mbrojnë sigurinë kombëtare,” thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Vendimi vjen pak ditë pas vizitave të presidentit francez dhe kancelares gjermane në Shtetet e Bashkuara si dhe vetëm disa orë përpara se të skadonte afati i 1 majit, për përjashtimin e përkohshëm të disa vendeve nga ky plan tarifor.