Dhjetëra të vdekur nga stuhitë e pluhurit në Indi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74550-dhjetëra_të_vdekur_nga_stuhitë_e_pluhurit_në_indi
Së paku 76 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur nga stuhitë e fuqishme të pluhurit që kanë goditur rajonet Rajasthan dhe Utar Pradesh të Indisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 03, 2018 11:30 Europe/Tirane
  • Dhjetëra të vdekur nga stuhitë e pluhurit në Indi

Së paku 76 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur nga stuhitë e fuqishme të pluhurit që kanë goditur rajonet Rajasthan dhe Utar Pradesh të Indisë.

Stuhitë kanë ndërprerë energjinë elektrike, kanë çrrënjosur drunj, kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë mbytur bagëti. Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këto pjesë të Indisë gjatë stinës së verës, por numri kaq i madh i viktimave është i pazakontë. "Unë jam në detyrë që 20 vjet dhe kjo është më e keqja që kam parë", tha Hemant Gera, sekretar për menaxhimin e katastrofave në Rajasthan. Stuhia ka goditur edhe kryeqytetin Delhi, më shumë se 100 km larg, së bashku me shira të furishëm.