Befason Trump me planin e tij “kundër” Izraelit
Presidenti i SHBA bën thirrje për tërheqjen e regjimit sionist nga katër lagje në lindje të Kudsit, si pjesë e planit të ashtuquajtur "të paqes" të qeverisë së tij.
Gazeta sioniste Jerusalem Post ka bërë të ditur se presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërkuar nga regjimi sionist që të tërhiqet nga katër lagje në lindje të Kudsit, si pjesë e planit të ashtuquajtur “të paqes” të qeverisë së tij, që është vendosur të publikohet më 14 Maj, pas transferimit të ambasadës amerikane në Kuds. Zyrtarët amerikanë javën e kaluar në Uashington i kanë thënë ministrit të luftës të regjimit sionist Avigdor Liberman se, qeveria e Trump do t’i kërkojë Tel Avivit të tërhiqet nga katër lagje në lindje të Kudsit të pushtuar (Xhebel Al Makbar, Isavia, Shafat dhe Abudis), që sipas të gjitha gjasave do të bëhet kryeqyteti i ardhshëm i Palestinës.