Diplomati rus: Amerika po mundohet ta paraqesë Iranin të rrezikshëm
Një diplomat i lartë rus ka deklaruar Amerika po mundohet të paraqesë Iranin dhe lëvizjen Hezbullah të Libanit si faktorë të rrezikshëm dhe njëkohësisht të neglizhojë terroristët.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Dimitry Vukatistov, shefi i sektorit për sfida dhe rreziqe të reja në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, ka thënë: “Amerika po mundohet të paraqesë Iranin dhe lëvizjen Hezbullah të Libanit si faktorë të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë globale, ndërsa njëkohësisht të neglizhojë terroristët dhe grupet e rrezikshme si ISIS dhe Al Kaida. Autoritetet amerikane së fundi kanë deklaruar se më nuk do të përdorin këtë shprehje se “ISIS është kërcënimi kryesor” dhe po mundohen të devijojnë opinionin publik në fushën e luftës kundër terrorizmit. Autoritetet amerikane gjithashtu nuk po flasin më asgjë rreth organizatës terrorist Al Kaida ndërkohë që sipas raporteve dhe analizave që kemi bërë ne, aktualisht ky grup terrorist po siguron burime financiare shumë më tepër se sa grupi terrorist ISIS. Autoritetet amerikane qa sa po flasin rreth kërcënimit të Iranit dhe lëvizjes Hebullah të Libanit, nuk po flasin rreth kërcënimit të ISIS ose Al Kaida, ndërkohë që Al Kaida ka rreth 40 milionë dollarë të ardhura vjetore”.