Juncker kërkon shtetësi belge për stafin britanik në BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74634-juncker_kërkon_shtetësi_belge_për_stafin_britanik_në_be
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka bërë thirrje Belgjikës që t’i garantojë shtetësi personelit britanik, të cilët kanë shprehur shqetësim për statusin e tyre pas procesit të Brexitit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2018 13:12 Europe/Tirane
  • Juncker kërkon shtetësi belge për stafin britanik në BE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka bërë thirrje Belgjikës që t’i garantojë shtetësi personelit britanik, të cilët kanë shprehur shqetësim për statusin e tyre pas procesit të Brexitit.

Rreth 1,100 shtetas britanikë punojnë për Bashkimin Evropian, në Bruksel dhe Luksemburg. Juncker i ka bërë thirrje Belgjikës për shtetësinë e këtyre personave dhe i ka kërkuar kryeministrit, Charles Michel, “të tregojë zemergjerësi kur është puna për sigurimin e shtetësisë belge”, për stafin britanik në BE. Kur Britania të jetë larguar nga Britania e Madhe në marsin e vitit të ardhshëm, britanikët do të humbin shtetësinë evropiane. Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do të mbrojnë të drejtat e qytetarëve pas Brexitit, mirëpo ajo nuk do të thotë se do t’iu garantohet shtetësia.