Ndryshon ora e Koresë së Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74652-ndryshon_ora_e_koresë_së_veriut
Koreja e Veriut ndërroi orën lokale për të qenë në koherencë me Korenë e Jugut, pas takimit javën e shkuar të dy Koreve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 05, 2018 10:39 Europe/Tirane
  • Ndryshon ora e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ndërroi orën lokale për të qenë në koherencë me Korenë e Jugut, pas takimit javën e shkuar të dy Koreve.

Të premten, në orën 23:30 me orën vendase, akrepat vajtën 30 minuta para. Ky hap është "hapi i parë praktik" për të shpejtuar unifikimin mes Koreve. Gjithsesi, presidenti amerikan Donald Trump thotë se ka caktuar një datë për takimin e tij me Kim Jong-un. Trump do të presë presidentin koreano jugor Moon Jae-in në Shtëpinë e Bardhë më 22 Maj, për të diskutuar rreth takimit të shumë pritur të Trump dhe Kim. Deri më tani, në Korenë e Veriut përdorej "ora e Penianit", e cila ishte gjysëm ore prapa Koresë së Jugut dhe Japonisë. Veriu çoi orën 30 minuta prapa në 2015-n, si qëndrim kundër "imperialistëve Japonezë", pasi ora e tyre ishte në koherencë me atë të Tokios, kur gadishulli Korean ishte nën pushtetin e Japonisë. Korea e Jugut, gjithashtu ndërroi orën nga ajo japoneze në 1950n, por e riktheu sërish në 1960n.