Fillon takimi i ministrave të mbrojtjes së Bashkimit Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74678-fillon_takimi_i_ministrave_të_mbrojtjes_së_bashkimit_evropian
Takimi i ministrave të mbrojtjes së vendeve të Bashkimit Evropian ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2018 09:31 Europe/Tirane
  • Fillon takimi i ministrave të mbrojtjes së Bashkimit Evropian

Takimi i ministrave të mbrojtjes së vendeve të Bashkimit Evropian ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë.

Agjencia e lajmeve Itartas njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë Evropiane, pasi ka hyrë në këtë takim, ka deklaruar se një prej çështjeve kryesore në programin e këtij takimi, është koordinimi i Aleancës Veri-Atlantike (NATO dhe përfaqësive ushtarake të Bashkimit Evropian për parandalimin e shpërthimit të konflikteve të mundshme. Mogherini ka thënë gjithashtu se në këtë takim i cili zhvillohet me pjesëmarrjen e zv/sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe të NATO-s, do të bisedohet në lidhje me veprimin më të mirë të shteteve dhe koordinimin më të madh mes tyre në lidhje me parandalimin e shpërthimit të konflikteve dhe gjithashtu për administrimin më efikas të krizave. Boyko Borissov, kryeministri i Bullgarisë, në mbledhjen për hapjen e këtij takimi, theksoi rëndësinë e paqes dhe tha se kjo çështje është shumë e rëndësishme në rajonin e Ballkanit. Boyko Borissov shtoi se sfidat me të cilat po përballen vendet e Ballkanit, tregojnë nevojën për mbikëqyrje të vazhdueshme të situatës në mënyrë që në rast nevoje, t'i jepet përgjigje e menjëhershme, sidomos kur merret parasysh fakti se të gjithë janë të vetëdijshëm për kërcënimet ushtarake në rajonin e Ballkanit.