Pse SHBA ka ngrirë fondet për Helmetat e Bardha?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74700-pse_shba_ka_ngrirë_fondet_për_helmetat_e_bardha
Kanali televiziv amerikan CBS News njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka pezulluar fondet për të ashtuquajturat "Helmetat e Bardha".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2018 14:03 Europe/Tirane
  • Pse SHBA ka ngrirë fondet për Helmetat e Bardha?

Kanali televiziv amerikan CBS News njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka pezulluar fondet për të ashtuquajturat "Helmetat e Bardha".

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se Moska dëshiron të dijë arsyet për vendimin e Uashingtonit për të ngrirë fondet për grupin vullnetar të Helmetat e Bardha. "Lajm fantastik erdhi sot - Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngrirë fondet për organizatën joqeveritare Helmetat e Bardha që janë aktive në Siri", tha ajo. "Çfarë është bërë gabim, a nuk i pëlqeu Amerikës filmi i fundit? Ndoshta, ka disa arsye të tjera?" shtoi Zakharova. "Në të vërtetë, do të donim të dinim saktësisht se sa para kishin marrë helmetat e bardha nga qeveria amerikane dhe nga qeveritë e vendeve të tjera si Britania e Madhe dhe Franca, që kryen sulme ajrore mbi Sirinë më 14 prill", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, duke shtuar se kjo çështje ishte e një rëndësie të veçantë, pasi ajo mund të ndihmonte për të kuptuar se " si funksionon mekanizmi për prodhimin e informacionit të rremë ". Helmetat e Bardha kanë bërë shumë akuza se forcat ajrore siriane sulmojnë zona të me popullsi civile. Përveç kësaj, ky grup ishte midis atyre që përhapën informacione rreth një sulmi me armë kimike që dyshohet se u zhvillua në qytetin sirian të Dumës më 7 prill.