Mund t'i kenë mbetur edhe disa ditë jetë marrëveshjes bërthamore
Përfaqësuesi rus në Bashkimin Evropian, duke thënë se Irani kurrë nuk ka pasur për qëllim të ndërtojë bombën atomike, parashikoi se kanë mbetur edhe disa ditë jetë për marrëveshjen bërthamore.
Ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, në një intervistë ekskluzive me Deutsche Welle, parashikoi se vetëm pak ditë kanë mbetur nga jeta e marrëveshjes bërthamore. Në përgjigje të një pyetjeje rreth rreziqeve me të cilat përballet largimi i qeverisë amerikane nga marrëveshja bërthamore, tha: "Ky është një rast i rrezikshëm dhe kam frikë se do të përhapet përtej diskutimit dhe marrëveshjes së Iranit. Marrëveshja bërthamore ishte produkt i përpjekjeve shumëpalëshe të gjashtë vendeve dhe Bashkimit Evropian si koordinator për të arritur një marrëveshje që do të parandalonte programin bërthamor të Iranit për të qenë aktiv në njërën anë dhe në anën tjetër të shfuqizonte sanksionet kundër Iranit. Ky ishte një sukses i madh diplomatik nga të gjithë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilët morën pjesë aktivisht në bisedime dhe tani kam frikë se vetëm disa ditë kanë mbetur nga mbijetesa e kësaj marrëveshjeje. Prandaj, nëse Shtetet e Bashkuara e përfundojnë këtë marrëveshje, mund të thuhet se vendi është pa dyshim në kundërshtim me marrëveshjen që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar njëzëri atë". Ai më tej në përgjigje ndaj një pyetjeje tjetër lidhur me bisedat e Presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij amerikan Donald Trump, ka thënë: "Sigurisht disa mesazhe janë dërguar për një kohë të gjatë, sepse kjo temë ende nuk është hapur për diskutim nga SHBA. Dhe Shtëpia e Bardhë tha, "Ne do ta bëjmë këtë për herë të fundit (pezullimin e sanksioneve)". "Ne jemi në kontakt të ngushtë me palët e tjera të përfshira në nënshkrimin e marrëveshjes, duke përfshirë edhe iranianët dhe ne e përcjellim me kujdes këtë", tha Chizhov. Ne veprojmë kolektivisht dhe si pesë anëtarë të G 5+1 bashkë me Iranin dhe Bashkimin Evropian. Natyrisht, vendimi që pritete të merret nga qeveria iraniane është i paqartë".