Rusia dhe Kina rikonfirmojnë mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore
Moska dhe Pekini theksuan mbështetjen për marrëveshjen bërthamore, në një deklaratë të lëshuar në faqen e internetit të Ministrisë së jashtme ruse.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në një deklaratë të përbashkët të Rusisë dhe Kinës të lëshuar pas takimit të dytë të Konferencës së Shqyrtimit të Traktatit të Parandalimit të Mospërhapjes së Armëve Atomike (NPT), Moska dhe Pekini shprehën mbështetjen e tyre të plotë për zbatimin efektiv të marrëveshjes bërthamore, në përputhje me atë që u tha në Këshillin e Sigurimit të Organizatës sidomos me rezolutën 2231. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.