Trump dhe May bisedojnë për Iranin dhe Korenë e Veriut
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kryeministrja britanike, Theresa May, kanë folur në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe për çështjen e Koresë së Veriut.
Shtëpia e Bardhë njoftoi në një deklaratë se Trump dhe May shkëmbyen pikëpamjet mbi aktivitetet bërthamore. Trump i cili duhet që më datë 12 maj të jap mendim në lidhje me vazhdimin pezullimit të sanksioneve bërthamore kundër Iranit, ka kërcënuar se, derisa evropianët nuk eliminojnë "mangësitë" e marrëveshjes bërthamore, ai do të largohet nga kjo marrëveshje. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.