Facebook-u bashkërenditet me ISIS
May 07, 2018 06:34 Europe/Tirane
Pas skandalit më të fundit të Facebook mbi shitjen e të dhënave të përdoruesve të tij, kjo kompani amerikane po përballet me akuza të reja.
Sipas hulumtimit të quajtur “ Projekti për tu përballur me radikalizmin”, kompania Facebook akuzohet se nëpërmjet opsionit “Miqtë e sugjeruar” (suggested friends), ka lidhur mijëra përkrahës të ISIS nga 96 vende të botës. Hulumtimi thotë se nëpërmjet këtij opsioni, Facebook duke mbledhur informacione të sakta mbi preferencat e përdoruesve, ka afruar dhe lidhur mes tyre përkrahësit e grupeve terroriste. Pak muaj më parë Facebook është akuzuar se ka shitur të dhënat personale të 87 milion përdoruesve të tij nga e gjithë bota.
Tags