Gjermania mbështet marrëveshjen bërthamore
Presidenti i Gjermanisë ka theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore.
Frank Walter Steinmeier, duke folur mbi kontestin mes Evropës dhe Donald Trump mbi marrëveshjen bërthamore, çështjen e tregtisë, atë të mbrojtjes, shprehu shqetësimin mbi ndryshimin drastik të nivelit të marrëdhënieve mes dy anëve të oqeanit Atlantik. Nëse marrëveshja bërthamore dështon, mund të nisë një garë armatimesh në Lindjen e Mesme rajon që nuk mund të përballojë dot një tjetër konflikt. Angela Merkel kancelare e Gjermanisë dhe Emmanuel Makron president i Francës kanë hedhur hapa të drejtë në Uashington, të cilët kanë diskutuar mbi çështjet e tregtisë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore, tha në fjalën e tij presidenti Steinmeier. Vlen të theksohet se Donald Trump, president i Amerikës më 12 maj do të shpallë vendimin e tij për marrëveshjen bërthamore. Përkundër polemikave të palës amerikane, shumë autoritete dhe organe të ndryshme mes tyre BE janë shprehur për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.