Putin nominon Medvedevin në postin e kryeministrit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74844-putin_nominon_medvedevin_në_postin_e_kryeministrit
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nominuar Dmitry Medvedevin edhe për një mandat si kryeministër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 07, 2018 10:42 Europe/Tirane
  • Putin nominon Medvedevin në postin e kryeministrit

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nominuar Dmitry Medvedevin edhe për një mandat si kryeministër.

Ky vendim i Putinit është dërguar në Dhomën e Ulët të Parlamentit, është njoftuar përmes një deklarate të Kremlinit, pak kohë pasi Putin u inaugurua edhe për një mandat gjashtëvjeçar në postin e presidentit. Duma shtetërore pritet që ta shqyrtojë nominimin më 8 maj. Duket se vendimi i Putinit do të miratohet nga Duma shtetërore, e cila dominohet nga partia në pushtet, Rusia e Bashkuar. Sipas Kushtetutës, Qeveria është e obliguar që të japë dorëheqje kur fillon mandati i ri i presidentit. Në Rusi, kryeministri është numri dy në hierarkinë e shtetit dhe kryesisht ka përgjegjësi për çështjet ekonomike dhe i përgjigjet presidentit.