Erdogan reagon me zemërim të thellë kundër denigrimit të Kur'anit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74940-erdogan_reagon_me_zemërim_të_thellë_kundër_denigrimit_të_kur'anit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, reagoi me zemërim ndaj një grupi prej rreth 300 personaliteteve franceze, që u bënë thirrje myslimanëve të denoncojnë referencat 'anti-hebraike' dhe 'anti-krishtere' në Kur'an.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2018 11:56 Europe/Tirane
  • Erdogan reagon me zemërim të thellë kundër denigrimit të Kur'anit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, reagoi me zemërim ndaj një grupi prej rreth 300 personaliteteve franceze, që u bënë thirrje myslimanëve të denoncojnë referencat 'anti-hebraike' dhe 'anti-krishtere' në Kur'an.

Duke iu adresuar një takimi të partisë së tij të martën, Erdogan e përshkroi grupin, që përfshin aktorin Gerard Depardieu, këngëtarin Charles Aznavour dhe ish-presidentin, Nicolas Sarkozy, si "të neveritshëm" dhe tha se ai po i sulmon "shkrimet e shenjta për myslimanët". Grupi nënshkroi një manifest që u botua në gazetën Le Parisien, muajin e kaluar. Deklarata u bën thirrje myslimanëve t'i denoncojnë disa referenca, në mënyrë që "asnjë besimtar të mos i referohet librit të shenjtë për të kryer një krim". Erdogan tha se librat e tjerë të shenjtë kanë referenca të diskutueshme. "Po ta kishin lexuar, ndoshta do të kërkonin që Bibla të ndalohej, por ata nuk kanë shqetësime të tilla", tha Erdogan.