Rusia paralajmëron për pasojat e tërheqjes amerikane
Kremlini paralajmëron se vendimi i mundshëm i Presidentit të SHBA Donald Trump për t'u tërhequr nga një marrëveshje e rëndësishme bërthamore që Irani nënshkroi me grupin e vendeve të G5 + 1 në vitin 2015 do të ketë pasoja të dëmshme.
Duke folur me gazetarët të martën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se çdo veprim kundër marrëveshjes bërthamore do të ketë "pasoja të pashmangshme të dëmshme ". Edhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha të martën se Shtetet e Bashkuara duhet të shmangin marrjen e hapave të nxituar kundër Iranit që do të prishin marrëveshjen bërthamore. Ryabkov tha se nuk kishte asnjë arsye për të besuar se Irani është në rrugën e krijimit të një bombe bërthamore, njoftoi agjensia e lajmeve Tass. Ministria e jashtme e Rusisë deklaroi të premten se Moska do të vazhdojë të respektojë angazhimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 për aq kohë sa vendet e tjera i përmbahen detyrimeve të tyre.