Rusia paralajmëron për pasojat e tërheqjes amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i74950-rusia_paralajmëron_për_pasojat_e_tërheqjes_amerikane
Kremlini paralajmëron se vendimi i mundshëm i Presidentit të SHBA Donald Trump për t'u tërhequr nga një marrëveshje e rëndësishme bërthamore që Irani nënshkroi me grupin e vendeve të G5 + 1 në vitin 2015 do të ketë pasoja të dëmshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2018 15:00 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron për pasojat e tërheqjes amerikane

Kremlini paralajmëron se vendimi i mundshëm i Presidentit të SHBA Donald Trump për t'u tërhequr nga një marrëveshje e rëndësishme bërthamore që Irani nënshkroi me grupin e vendeve të G5 + 1 në vitin 2015 do të ketë pasoja të dëmshme.

Duke folur me gazetarët të martën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se çdo veprim kundër marrëveshjes bërthamore do të ketë "pasoja të pashmangshme të dëmshme ". Edhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha të martën se Shtetet e Bashkuara duhet të shmangin marrjen e hapave të nxituar kundër Iranit që do të prishin marrëveshjen bërthamore. Ryabkov tha se nuk kishte asnjë arsye për të besuar se Irani është në rrugën e krijimit të një bombe bërthamore, njoftoi agjensia e lajmeve Tass. Ministria e jashtme e Rusisë deklaroi të premten se Moska do të vazhdojë të respektojë angazhimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 për aq kohë sa vendet e tjera i përmbahen detyrimeve të tyre.