Obama :'Njoftimi i sotëm i Trump është aq i gabuar'
(last modified Tue, 08 May 2018 19:54:14 GMT )
May 08, 2018 21:54 Europe/Tirane
  • Obama :'Njoftimi i sotëm i Trump është aq i gabuar'

Duke reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, ish-presidenti i SHBA, Barak Obama, lëshoi një deklaratë ku e quajti vendimin "të gabuar".

"Largimi nga marrëveshja bërthamore i kthen shpinën aleatëve më të afërt të Amerikës dhe një marrëveshjeve që diplomatët, shkencëtarët dhe profesionistët e inteligjencës kanë negociuar," shkroi Obama. "Në një demokraci, gjithmonë do të ketë ndryshime në politikat dhe prioritetet nga një administratë në tjetrën, por shkelja e marrëveshjeve që vendi ynë ka nënshkruar rrënon kredibilitetin e Amerikës dhe na vë në kundërshtim me fuqitë e mëdha të botës ", shtoi Obama.